Ndërlidhjet

Pro-rusët marrin përgjegjësinë për sulmin në Mariupol


Mariupol, 24 janar 2015.
Mariupol, 24 janar 2015.

Lideri i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Aleksandr Zakharchenko, është cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA të ketë thënë se separatistët kanë kryer sulmin e sotëm në qytetin Mariupol.

“Sot është lansuar një ofensivë në Mariupol. Ajo është monumenti më i mirë i mundshëm për të gjithë të vdekurit tanë”, ka thënë ai.

Së paku 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e sotme në Mariupol.

Bashkimi Evropian i ka dënuar ato, ashtu si edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG