E martë, shtator 23, 2014 Kosova 02:18

Aktuale

Shtetësia shqiptare, ekuacion i thjeshtuar apo opsion nacionalist?

Tiranë
Tiranë
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për përgatitjen e një projektligji për pajisjen me shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, ka nxitur reagime mbi motivet e këtij propozimi.

Kryeministri tha se ky propozim nuk ka asnjë qëllim elektoral, pasi synohet që efektin e tij ta shtrijë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Por, pavarësisht këtij deklarimi, analisti Artur Zheji thotë se do të ishte naive të mendohej se propozimi nuk ka qëllim elektoral. Ai thotë se është një fakt i provuar se partitë me prirje nacionaliste po tërheqin vota popullore.

“Sot sensibiliteti i shqiptarëve në lidhje me ndjesinë nacionale, me identitetin kombëtar, me identitetin e territoreve dhe të kombit të tyre historik, është rritur shumë. Është e detyrueshme për klasën politike që t’i përgjigjet këtij sensibiliteti. Sali Berisha nuk mund ta lërë jashtë reflektorëve të vet perceptivë dhe reflektivë për këtë lloj ndjeshmërie të  shqiptarëve”, thotë Zheji.

Analizën e tij Zheji e shtrin edhe në një tjetër rrafsh. Ai thotë se propozimi vjen në një kohë kur dhe kushtet gjeopolitike në rajon janë pjekur për t’u dhënë zë qëndrimeve, dhe pse jo lëvizjeve me teza nacionaliste.

Sipas analistit Zheji, këtë prirje në heshtje e mbështet dhe faktori ndërkombëtar që kërkon të thjeshtojë ekuacionet e bashkëjetesës në Ballkan.

“Ballkani mbetet ende një rajon i madh i Evropës Juglindore me shumë probleme të pazgjidhura thelbësisht. Rasti i Bosnje e Hercegovinës, i cili involvon Serbinë, popullsinë myslimane dhe kroatët, kemi rastin e Maqedonisë multi-etnike, kemi rastin e dy shteteve shqiptare. Pra, ekuacionet, me gjithë luftërat që janë bërë këto dhjetë vjetët e fundit, në vend që të thjeshtohen, janë ndërlikuar”.

TiranëTiranë
x
Tiranë
Tiranë
“Unë mendoj që teza kryesore gjeopolitike e komunitetit ndërkombëtar është thjeshtimi i ekuacioneve. Cila është kjo? Vendet të grupohen, kombet të grupohen sipas etnisë. Pra, shqiptarët në rajon duhet të rrinë bashkë, kroatët të rrinë bashkë, kjo e thjeshton ekuacionin, serbët të rrinë bashkë dhe në një lloj kuptimi të shkohet drejt shteteve etnike. Kjo ka qenë konsideruar e gabuar para 10 apo 15 vitesh. Të gjitha tentativat për multi-etnicitet kanë dështuar, janë shumë të kushtueshme, realiteti politik nuk i pranon më”.

“Mendoj që Sali Berisha në këtë koncept ka thithur me radarët e tij dhe këtë dëshirë të komunitetit ndërkombëtar për të thjeshtuar ekuacionet politike në Ballkan. Pra, është në një hap me një dëshirë, me një projekt më të madh që ndoshta mund të artikulohet ndërkombëtarisht pas disa vjetësh”,
vlerëson Zheji.  

Por ndryshe shprehet analisti, Aleksandër Çipa, sipas të cilit Bashkimi Evropian, të paktën, nuk i mbështet opsionet nacionaliste për Ballkanin.

“Nismat që kanë në thelbin e vet një semantikë nacionaliste në ditët e sotme, shkaktojnë një problem, sidomos shqiptarëve u shkaktojnë probleme me realitetin evropian, me pjesën tjetër dhe me rrjedhën e dëshirueshme. Është gati aksiomatik pohimi politik i Brukselit që integrimet kombëtare janë gjithmonë në kuadër të integrimeve evropiane”, vlerëson Çipa.

Edhe Çipa sheh interes elektoral në këtë propozim të kryeministrit, por parë në një tjetër optikë. Sipas tij, edhe pse ligji synon periudhën pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, do të frymëzojë, siç thotë Çipa, abuzim me kriteret që përcaktohen aktualisht për dhënien e shtetësisë shqiptare.

“Hapi konkret, sipërmarrja e një akti administrativ siç është ai i lëshimit të pasaportave për shqiptarët që nuk janë shtetas të Shqipërisë, të lë të dyshosh. Kjo, sepse bie ndesh me disa të drejta që në veçanti lidhen me të drejtën e votës dhe të përfaqësimit”.

“Parë në kontekstin e demokracisë institucionale dhe të demokracisë së përfaqësimit, kjo shkakton një problem. Në mënyrën sesi votohet në Shqipëri dhe sidomos me atë që quhet trafiku i votave në Shqipëri, kjo lë shkas për ndërhyrje apo për përfaqësime pa të drejtën elektorale në Shqipëri”.

“Ka pasur zëra, madje, nga selia jonë diplomatike në Prishtinë se ka filluar procedimi për dhënien e pasaportave për rreth 300 kërkesa të paraqitura”,
shprehet Çipa.

Nuk dihet ende se kur do të nisë puna për hartimin e këtij projektligji. Gjatë deklaratës së tij, kryeministri dha pak sqarime, por theksoi se në rastin e Kosovës do të duhet të përcaktohen standarde të tjera, në bashkëpunim me autoritetet kosovare.

Por, që ky ligj të miratohet në Kuvend, kërkon një shumicë të cilësuar prej 3/5 të deputetëve, çfarë imponon bashkëpunimin me opozitën.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
11.12.2012 22:17
Europa mendimet e saja ka mundur shum me heret ti adresoj ndaj Grecis,Serbis ,Maqedonis dhe Malit te Zi.

Se cfare perkrahe bashkimi europian ka shum pak rendesi.

Ajo qe eshte me e rendesishme eshte se elita politike dhe intelektuale e shtetit Shqiptare duhet qe kete pune ta kryej ne menyre te njejte sic kryen ndertimin e rruges se Kombit.

Dhe analistet duhet te dine se kjo qfare ka propozuar Kryeministri Shqiptare eshte tem e kryer nga Grecia ,Serbia ,Maqedonia dhe Malii Zi .
Keshtu qe nese keto shtete nuk u penguan nga Bashkimi Europian,.
qe te blejn Shqiptare te bere ne Greker Serb Maqedonas e Malazez ne Shqiperi me nga 200 euro pension e ndihme .

Cfare ka Bashkimi Europian per te kundershtuar Shqiptaret jashte Republikes se Shqiperise qe te marin nenshtetesin e perkatesis se tyre nacionale.
Ju lutem mos qoni tym pa nevoj dhe mos perzini qendrimin e Bashkimit Europian.
Bashkimi Europian ia lejon te drejten e njejte edhe Shqiptareve ashtu sic ju ka lejuar kete te drejt shteteve fqinje.

Nga : FEHMI Prej : SH-B-A
10.12.2012 03:25
Po ku nacionalizum veq per kombin -Shqipetar o te qmendur qka i thon hungaris po bullgaris po serbis qe e ka mush kosoven me pasosh te... Rroft shqiperia rroft Sali berisha me gjith kombin shqipetar kurr nuk esht von per as kend me kontribue per kombin Shqipetar Bashkim kombetar.Zoti na bekoft Zoti na bashkoft gjith kah jem nji.....

Nga : Ejup Gashi Prej : Gjermani
08.12.2012 11:28
Te nderuar Vellezer dhe Motra,Bashkeatdhetaret e mi te dashur,kush i ka percjell shkrimet e mia ne fb.ka mundur te shoh se une qysh para nji viti ka debatuar rreth kesaj teme, bile pata polemika te ashpra me shume koleg e kolege te cilet iden time per dhenien e Pasaportave Shqiptare per te gjithe Shqiptaret ane e mbane pese Kontinenteve do ishte gjeja me e vogel qe do bente Qeveria Shqiptare per te gjithe Shqiptaret kudo qe jetojne.Se shume Politikan Shqiptare, ne emer te Kombit per qellime te tyre politike jane duke e shfrytezuar nje gje te tille e kjo nuk eshte hera e pare e nuk do jete as hera e fundit qe luajne me karten e identitetit tone Kombetare.Une personalisht ju them te tilleve se kohet e tilla ku me Popullin luhej ashtu si luhej kane kaluar qysh moti prandaj mos merrni me mundimin te na hidhni hi syve se ka kohe qe Shqiptaret jane vetdijesuar si kurre me pare,budallenje nuk ka me prandaj verini gishtin kokes zoterinje se koha e bashkimit Kombetare ka ardhur qysh moti dhe ky eshte nji proces qe do zgjas edhe ca por qe do vij patjeter me apo pa juve.Rrofte Populli Shqiptare, poshte te gjithe tradhtaret e Kombit tone.Me nderime Ejup Gashi

Nga : selami Prej : zvicër
07.12.2012 14:57
Shumë ide e mir gjith shqiptart me shtetsi Shqiptare nuk ka me pas problem as me bashkimin europian se Bullgaria gjat kohë i ka dhon shtetsin Bullgare jasht Bullgaris në Maqedoni ,Serbi flitetsa kan edhe në Kosovë në qoft se për ta ska problem pse për ne me qen problem .