Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz. Në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas autoriteteve shqiptare, ishin përfshirë 26 persona, mes të cilëve biznesmenë, por edhe punonjës të policisë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm.
Raporti i organizatës ndërkombëtare, Freedom House mbi nivelin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut, pasqyron si asnjëherë më parë realitetin mbi dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, vlerësojnë partitë opozitare.
Gjykata e Posaçme në Shqipëri shpalli fajtore nëntë gra të riatdhesuara nga Siria, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.
Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër kërkesës së dytë të opozitës për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen mbi pretendimet për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Ulje të taksave, luftë kundër korrupsionit dhe ekonomisë të paligjshme, investime kapitale, thjeshtësim të procedurave administrative për bërje biznes, janë vetëm disa nga zotimet që partitë po bëjnë para drejtuesve të odave ekonomike
Një biznesmen rus i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara – kur arriti të largohej nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë përmes një komploti të suksesshëm të arratisjes. Ja se si ndodhi.
Protestuesit hodhën flakadanë dhe koktej molotovi në drejtim të ndërtesës së bashkisë së Tiranës.
“Respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga shtyllat thelbësore të besimit në Islam”, thekson për Radion Evropa e Lirë myftiu i qytetit të Shkupit Qenan Imaili duke rikujtuar se gjuha e përdorur në publik kërkon përgjegjësi dhe maturi.
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravari, thotë se e ka prioritet kryesor përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.
Në Shqipëri do të themelohet shumë shpejt qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, që do të ketë në fokus edukimin turistik.
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe.
Shfaq më shumë