
Gjurmët e jahteve
Perëndimi sekuestroi një sërë jahtesh të mëdha luksoze, të lidhura me oligarkët rusë. Ku ndodhen ato tani?
Në javët pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, qeveritë perëndimore vendosën një gamë të gjerë sanksionesh financiare, me synimin për ta ndëshkuar Kremlinin dhe për t’i bërë trysni që ta ndalte luftën.
Autoritetet vunë në shënjestër llogari bankare të qeverisë ruse - 300 miliardë dollarë në fonde sovrane, sipas Bankës Qendrore - si dhe zyrtarë qeveritarë e ligjvënës. Më pas, ato i zgjeruan masat, duke shënjuar ata të cilëve pasuria dhe pushteti iu burojnë kryesisht nga afërsia me Kremlinin: oligarkët.
Ndër asetet e sekuestruara të oligarkëve, më të dukshmet ishin jahtet luksoze, me disa kate, që shiheshin duke lundruar e vezulluar në portet dhe gjiret e kontinenteve të ndryshme.
Në vitin 2022, autoritetet perëndimore sekuestruan të paktën 20 jahte luksoze në disa shtete - kryesisht gjatë javëve të para pas pushtimit. Shumica e jahteve u bllokuan në porte evropiane, ndërsa disa shumë më larg, si për shembull në Fixhi. Sipas Forbes-it, vlera e jahteve të sekuestruara kalonte 4.3 miliardë dollarë.
Ndërsa lufta është zgjatur dhe sanksionet kanë mbetur në fuqi, disa prej jahteve janë shitur në ankand. Të tjera janë braktisur, duke i lënë qeveritë të detyruara të paguajnë për mirëmbajtjen e tyre, ndërkohë që përpiqen të vendosin se çfarë të bëjnë me këto mjete lundruese.
I hedhim një vështrim disa prej jahteve më të njohura - ose famëkeqe - që janë sekuestruar, dhe asaj se çfarë ndodhi me to më pas.
Zgjidhni një jaht
Zgjidhni më poshtë një jaht për të kaluar drejtpërdrejt te seksioni përkatës. Çdo seksion paraqet të dhënat teknike të jahtit, vendndodhjen e tij të fundit të njohur, dhe atë se çfarë ka ndodhur me të që nga viti 2022. Jahtet nuk janë paraqitur sipas përmasave reale.
Autorët
Wojtek Grojec
Wojtek Grojec është redaktor i grafikave dhe të dhënave në Redaksinë Qendrore të Radios Evropa e Lirë (REL) në Pragë.
Mike Eckel
Mike Eckel është korrespondent i lartë ndërkombëtar i REL-it dhe raporton për zhvillimet politike dhe ekonomike në Rusi, Ukrainë dhe në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe për lajmet që lidhen me krimin kibernetik dhe spiunazhin. Ai ka raportuar nga terreni për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, luftërat në Çeçeni dhe Gjeorgji, krizën e pengjeve në Beslan në vitin 2004, si dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Mark Krutov
Mark Krutov është korrespondent i Shërbimit rus të REL-it dhe një nga gazetarët më të njohur hulumtues në Rusi. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në prodhimin e dhjetëra reportazheve të thelluara që kanë zbuluar korrupsionin mes elitës politike ruse dhe kanë hedhur dritë mbi veprimtarinë e errët të shërbimeve sekrete të drejtuara nga Kremlini. Krutov iu bashkua REL-it në vitin 2003 dhe ka përvojë të gjerë si korrespondent dhe prezantues televiziv.
Juan Carlos Herrera Martinez
Juan Carlos Herrera Martinez është producent për multimedia i REL-it në Pragë.