TASHKENT 29 mars 2004 Së paku 19 njerëz janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur nga një seri shpërthimesh në Uzbekistan. Sulmet janë cilësuar si terroriste, derisa Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimin se ekstremistët uzbekë mund të ndërmarrin sulme të tjera.