SHKUP

Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Hina Jilani ka lavdëruar autoritetet e Maqedonisë për të arriturat në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por ka tërhequr vërejtjen për abuzime nga ana e policisë dhe tentime për ndrydhjen e lirisë së mediave.
Ministria e Brendëshme e Maqedonisë e ka siguruar përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për të drejtat e njeriut se po bëhen reforma në forcat e sigurisë së vendit.