UASHINGTON

Presidenti amerikan George Bush, ka diskutuar me homologun e tij kinez, Xhiang Zemin, për krizën me Korenë e Veriut mbi programet e saj bërthamore.
Lidhur më këtë cështje Bush ka deklaruar se “të gjitha opcionet janë mbi tryezë, por sic e kam thënë dhe shumë herë të tjera, unë ende besoj se kjo mund të zgjidhet në rrugë diplomatike dhe ne do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.”