NAXHAF

Trupat amerikane dhe forcat irakene kanë zhvilluar luftime gjatë ditës në qytetin Naxhaf si dhe rreth qytetit Nasirija në jug të vendit.
Gjenerali amerikan Vinsent Brooks lidhur me ecurinë e luftimeve ka deklaruar:
"Divizioni i pestë amerikan, që është pjesë e trupave tokësore, ka mundur paramiltarët irakenë në sulmet e tyre në Naxhaf dhe vazhdon të ruajë gjendjen e mirë për operacionet e ardhshme."
Ndërsa forcat kurde në veri të vendit i janë afruar Kirkukut. Njëherësh trupat amerikane kanë dërguar më shumë paisje ushtarake në zonat e kontrolluara nga kurdët.
Ministri iraken i Informimit ka thënë se nga bombardimet amerikano-britanike gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 75 civilë dhe janë plagosur 290 të tjerë.
Këto informacione nuk mund të verifikohen nga burime të pavaruara.