UASHINGTON

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka shfaqur bindjen se ish presidenti irakian, Saddam Hussein do të gjendet nëse është i gjallë.
Në disa intervista televizive, Rumsfeld ka thënë gjithashtu se mendon se disfata vendimtare që amerikanët i dhanë regjimit të Saddamit do të shërbejë si mesazh i fuqishëm për vendet tjera që kanë lidhje me terrorizmin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka thënë më tej se do të zbulohen edhe armët për zhdukje në masë për të cilat Shtetet e Bashkuara e akuzonin Saddamin se i fshihte.