STAMBOLL

Ndalimi i trupave turke nga forcat amerikane në veri të Irakut, gjatë fundjavës së shkuar, ka rritur tensionet mes dy vendeve aleate dhe anëtare të NATO-s.
Kështu ka deklaruar Hilmi Ozkok, shefi i shtabit të ushtrisë turke, duke shtuar:
"Nga fillimi janë bërë përpjekjet si në nivel qeveritar ashtu dhe në atë ushtarak, vecanërisht me kolegët e mi amerikanë, për zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti. Për fat të keq ky incident është shndërruar në krizën më të madhe të besimit mes forcave ushtarake turke dhe amerikane."