PRISHTINË

Shtetet e Bashkuara mirëpresin ftesën e qeverisë dhe udhëheqësve politikë të Kosovës drejtuar serbëve të çvendosur dhe pakicave tjera që të kthehen në shtëpit e tyre dhe të punojnë me misionin e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e përkohëshme në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante.
Në deklaratën e publikuar nga Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë thuhet më tej se nga të gjitha palët kërkohet që të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive, për të siguruar që secili që dëshironë të kthehet të ketë mundësinë e vërtetë për ta bërë këte, dhe për t'i dhënë secilit mjet dhe mundësi që të marrë një vendim të bazuar në informata reale lidhur me ardhmërinë e tyre.