Shqipëri: Bie helikopteri

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme në Shqipëri bëjnë të ditur se një helikopter është rrëzuar në mëngjes, në lartësitë e masiveve malore, në Veri të vendit. 

Sipas burimeve ende te pakonfirmuara bëhet fjalë për një helikopter ushtarak të NATO-s, që kontrollon kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. 

Disa helikopterë dhe ekipe shpëtimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.