Në Bagdad u vranë pesë ushtarë amerikanë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se pesë ushtarë të saj janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës, sot, në Bagdadin qendror. Është plagosur edhe përkthyesi i tyre irakian. 

Ushtarët po ecnin rrugës kur afër tyre një sulmues e aktivizoi eksplozivin që e kishte në bel.