Gjermania nuk përkrah ndarjen e Kosovës

Gjermania pret që forcat ndërkombëtare të vënë nën kontroll situatën në veri të Kosovës. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Jaeger, ka deklaruar se "Gjermania nuk e konsideron si opsion ndarjen e Kosovës".

Komentet e tij u bënë pas përleshjeve të sotme ndërmjet protestuesve serbë dhe policëve të UNMIK-ut.