Duma ruse apelon për njohjen e Abhazisë dhe Osetisë Jugore

Parlamenti i Rusisë i ka bërë thirrje sot Kremlinit që të marrë në konsideratë njohjen e pavarësisë së Abhazisë dhe Osetisë Jugore, dy rajoneve separatiste në Gjeorgji. 

"Deputetët e Dumës apelojnë të presidenti i Rusisë dhe qeveria që të njohin sovranitetin e rajoneve të Osetisë Jugore dhe Abhazisë" thuhet në rezolutën e miratuar unanimisht në Parlamentin rus. 

Rezoluta potencon pavarësinë e Kosovës si precedent ligjor, duke shtuar se Abhazia dhe Osetia Jugore "kanë ndërtuar shtet demokratik në territor më të madh duke kërkuar njohje ndërkombëtare".