Bush: Nuk synoj sulmin ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Xhorgj Bush, ka deklaruar se nuk synon të sulmoi Iranin, por ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë amerikanët dhe irakianët nga aksionet e Teheranit në Irak.

Në një intervistë për televizionin Ej Bi Si, presidenti Bush ka thënë se në përballjen me Iranin, të gjitha opcionet mbeten të hapura, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës, por preferenca e parë e tij janë masat diplomatike.

Presidenti amerikan ka akuzuar Iranin për zhvillim të armëve bërthamore dhe për armatosje dhe financim të grupeve që luftojn forcat amerikane në Irak.