Sulme të reja turke në veri të Irakut

Aeroplanët ushtarakë të Turqisë kanë sulmuar caqe në veri të Irakut, ku gjenden bazat e militantëve kurdë.

Burimet turke pas sulmit të mbrëmshëm theksuan se "nxorrën jashtë funksionit" bazat e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Nuk bëhet i ditur numri i të vrarëve.