Nesër fillon dialogu me Dalai Lamën

Qeveria e Tibetit në ekzil ka pohuar se bisedimet ndërmjet zyrtarëve kinezë dhe emisarëve të Dalai Lamës do të fillojnë të dielen, në qytetin Shenzhen të Kinës.

Muajin e kaluar, Pekini ofroi rihapjen e dialogut me Dalai Lamën, një lëvizje që u cilësua si përgjigje presionit global kundër represionit kinez në Tibet.

Pavarësisht takimit të nesërm, shtypi kinez vazhdon ta akuzojë Dalai Lamën, për tentim të sabotimit të Lojërave Olimpike.