SHBA bënë thirrje për përmbajtje nga Gjeorgjia dhe Abhazia

Administrata e presidentit Bush bënë thirrje për përmbajtje pas incidenteve të fundit midis Gjeorgjisë dhe rajonit të saj pro rus, Abhazisë. 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Frato tha se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë secilin në rajon që të shmang veprimet që mund të nxisin tensione. 

Komentet u bënë pasi zyrtarë të mbrojtjes në Abhazi thanë se separatistët kanë rrëzuar dy aeroplana vëzhgues të Gjeorgjisë.