Takohen liderët e Kinës dhe Japonisë

Liderët e Kinës dhe Japonisë janë pajtuar për të mbajtur samitin e përbashkët çdo vit me qëllim të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. 

Njoftimi u bë në Tokio, pas takimit të presidentin kinez Hu Jintao dhe kryeministrit të japonisë, Yasuo Fukuda. 

Kjo është vizita e parë pas një dekade e presidentit kinez në Japoni. 

Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri i Japonisë i bëri thirrje Kinës të vazhdojë bisedimet me tibetianët për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare për sundimin Kinez në Tibet.