Vriten 20 kryengritës kurdë

Ushtria turke ka bërë të ditur se ka vrarë së paku 20 separatistë kurdë në Turqinë juglindore. Burimet ushtarake i kanë thënë agjencisë Reuters se më parë luftëtarët kurdë kaluan kufirin në Irakun verior dhe vranë dy ushtarë turq.

Aeroplanët e Turqisë u përgjegjën duke bombarduar rajonet brenda Irakut përgjatë kufirit me Turqinë