Liga Arabe: Të ndalen luftimet në Liban

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të të gjitha luftimeve në Liban. 

Me një kritikë të ashpër ndaj Hezbollahut, deklarata bën thirrje për ndaljen e përdorimit të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

Më shumë se 40 njerëz janë vrarë dhe 140 janë plagosur nga përleshjet midis militantëve të Hezbollahut dhe forcave qeveritare, gjatë javës së kaluar.