Putin gjatë javës viziton Francën

Vladimir Putin do të zhvillojë në Francë vizitën e parë të rëndësishme jashtë vendit, që kur u bë kryeministër.

Kremlini njoftoi se Franca është zgjedhur duke marrë parasysh faktin se në pjesën e dytë të vitit do të ketë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Vizita do të zhvillohet brenda kësaj jave.