Izraeli-Siria në bisedime "indirekte"

Izraeli dhe Siria rifilluan bisedimet "indirekte" për paqe me ndërmjetësimin e Turqisë, u njoftua nga Izraeli.

Sipas mediave, dy përfaqësues të lartë të kryeministrit izraelit Ehud Olmert udhëtuan në Ankara për bisedime me delegacionin nga Siria.

Bisedimet e mëhershme Izrael – Siri kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Rafshnaltës Golan, të cilën Izraeli e ka pushtuar në vitin 1967.