Penjani shkatërron uzinën bërthamore

Koreja e Veriut ka shkatërruar kullën e ftohjes në kompleksin bërthamor të Jongbijonit.

Ky hap është pjesë e marrëveshjes mes Koresë së Veriut dhe bashkësisë ndërkombëtare për pezullimin e programeve bërthamore në shkëmbim të ndihmës ekonomike dhe lehtësimeve politike.

Kulla u shkatërrua në prani të një grupi gazetarësh të huaj.