Abkazia do të mbyll kufirin me Gjeorgjinë

Autoritetet separatiste në Abkazi thanë se ky rajon do të mbyll kufirin me pjesën tjetër të Gjeorgjisë.

Sergei Bagapsh, lider i qeverisë në rajonin e Abkazisë tha se vendimi do të hyjë në fuqi nesër.

Të paktën tetë persona janë plagosur në shpërthimet e fundit në Abkazi.