Bagdad: U vranë tre kandidatë politikë

Persona të armatosur në Irak sot kanë vrarë tre kandidatë politikë në sulme të ndara.

Vrasjet u bënë dy ditë para zgjedhjeve provinciale në këtë vend.

Policia tha se kandidatët sunitë arabë nga dy parti politike ishin vraë në Mosul, në Bagdad dhe në Diyala.