Tiranë: Gjyqtari Nuni e mbijetoi atentatin

Policia njoftoi se gjyqtari i Gjykatës Supreme të Shqipërisë, Ardian Nuni, 40 vjeçar, që është qëlluar me katër plumba nga një sulmues i panjohur, është jashtë rrezikut për jetë.

"Gjendja e zotit Nuni nuk paraqet rrezik për jetën e tij", thuhet në kumtesën e policisë.

Bëhet e ditur se 15 vetë janë ndaluar për marrje në pyetje, ndërsa një ekip i posaçëm i hetuesve po përpiqet ta identifikoj sulmuesin.

Gjykata Supreme e Shqipërisë tha se sulmi kundër Ardian Nunit ishte sulm kundër tërë sistemit të drejtësisë dhe kërkoi nga autoritetet që sulmuesi të kapet dhe të sillet para drejtësisë.