Gjeorgjia akuzon Rusinë

Rreth 50 ushtarë rusë dhe paisje të rënda ushtarake të vendosura deri tani në rajonin e Osetisë së Jugut janë zhvendosur në pozicione brenda territorit të kontrolluar nga Gjeorgjia.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet gjeorgjiane, të cilat pohojnë se trupat ruse bllokuan një pikë kontrolli të policisë gjeorgjiane.

Gjeorgjia akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit pas luftimeve të gushtit të kaluar.