Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel më 1 mars. Lajmi bëhet i ditur nga presidenca çeke e BE-së derisa kriza ekonomike do të jetë në qendër të takimit.
Çekia e ka kërkuar takimin për të diskutuar rrezikun e proteksionizmit pas deklaratave të presidentit Sarkozy se prodhuesit francez të makinave duhe t'i kthejnë uzinat e tyre në Francë. Aktualisht prodhuesit francezë të automjeteve kanë disa uzina në Çeki.