Kabul: Ndër të vrarët edhe një ushtar i NATO-s

Zyrtarët thonë se një ushtar i NATO-s dhe nëntë civilë afganë janë vrarë nga sulmet në Afganistan, ndërsa nga ofensivat ushtarake janë vrarë së paku 17 militantët të dyshuar.

Në një njoftim thuhet se ushtari i NATO, kombësia e të cilit nuk është dhënë, ka vdekur nga plagët e marra "të shkaktuara nga zjarri indirekt në lindje të Afganistanit".