Gjermani: Hapet elektrana me energji të diellit

Elektrana më e madhe me energji diellore në Gjermani është hapur sot në vendin e një ish baze ushtarake gjermanolindore.

Elektrana solare në vendin Liberoze, në jug të Berlinit, do të duhej të prodhojë 53 megavatë energji elektrike në vit, që do t’i përmbushë nevojat e 15 mijë amvisërive.

Parku solar shtrihet në një hapësirë të barabartë me 210 fusha futbolli, ka 560 mijë panelë diellorë, ndërsa ka kushtuar më shumë se 160 milionë euro.