Të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Egjipt.
Policia tha se të paktën 55 të tjerë janë plagosur në aksidentin, i cili ka ndodhur të shtunën në jug të vendit.
Raportohet se treni i udhëtarëve është përplasur me një tren tjetër, i cili ndodhej para tij.