Më 11 qershor të këtij viti, në Afrikën e Jugut fillon kampionati botëror i futbollit. Kjo ngjarje e madhe sportive, e cila do të zgjasë deri më 11 korrik, do të shënojë edhe kulminacionin e procesit, të filluar me kualifikimet që nisën në gusht të 2007-ës.
Të kualifikuara për pjesëmarrje janë 32 ekipe të vendeve botërore.
Ky kampionat gjithashtu shënon edhe herën e parë që një vend afrikan të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje botërore sportive. Pesë stadiume janë ndërtuar për këtë ngjarje dhe pesë të tjera u janë nënshtruar restaurimeve.
Loja e parë do të luhet në Johanesburg, midis Afrikës së Jugut dhe Meksikos.