I ballafaquar me kritika mbi lajmin e rrejshëm për invazionin rus, presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvili, është tërhequr nga qëndrimi fillestar mbrojtës për raportin.
Sakashvili fillimisht mbrojti raportin, duke thënë se ai reflekton kërcënimin e vërtetë që vjen nga Moska. Por, një ditë më vonë, ai e quajti "të dëmshëm për shoqërinë”.
Ky raport u transmetua nga një stacion televiziv i Gjeorgjisë, duke shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi njoftonte për invadimin e Gjeorgjisë nga ana e Rusisë.
Televizioni privat Imedi ka emetuar xhirime nga konflikti Gjeorgji – Rusi, nga gushti i vitit 2008, duke raportuar se tanket ruse ishin në rrugë drejt Tbilisit, ndërsa aeroplanët rusë kishin bombarduar portet dhe aeroportet.
Vetëm në mbyllje të xhirimit ishte dhënë shpjegimi se informacioni ishte i rrejshëm dhe se ata kanë synuar të tregojnë se çfarë mund të ndodhë.
Qendrat mjekësore kanë raportuar për shumë raste kur qytetarët kishin përjetuar sulm në zemër, si dhe për shumë të tjerë që kishin humbur vetëdijen.
Ndërsa, Rusia e ka cilësuar si “të pamoralshëm”, “të papërgjegjshëm” dhe rezultat të “paranojës politike” lajmin e televizionit gjeorgjian për pushtimin rus.

Your browser doesn’t support HTML5
Georgian TV Program Sparks Panic