Kosovarët “pushtojnë” futbollin evropian


Futbolli evropian është “pushtuar” nga talentet e futbollit që vijnë nga Kosova. Ata tashmë janë idhuj të mijëra adhuruesve të klubeve më të njohura evropiane. Sunderland nuk mund të paramendohet pa Lorik Canën dhe as West Ham pa Valon Behramin.

Albert Bunjaku në Nyrnberg është duke bërë histori – ai është ndër golashënuesit më të mirë të Bundesligës gjermane.

Janë edhe shumë talente të tjera që pritet të “shpërthejnë”: Emir Bajrami (Elfsborg), Agon Mehmeti (Malmo), Ajet Shehu (Totenhem), Astrit Hajdari (Liverpul), Bajram Sadrija (Borusia) Mavraj (Bohum), Hetemaj (Twente), Ujkani (Palermo)...

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në çastin që do të fillojë të bëjë gara në arenën ndërkombëtare, do të ketë çfarë t’i prezantojë Evropës dhe botës.

Ata janë e sotmja dhe e nesërmja jo vetëm e futbollit kosovar, por edhe atij evropian.