Kënga e Shqipërisë në Eurovizion

Këngëtarja Juliana Pasha do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Oslo të Norvegjisë. Kënga fituese e Festivalit të 48-të të Radio Televizionit Shqiptar vjen në versionin anglisht me titullin “It’s all about you”. Videoklipi i saj tashmë ka përfshirë ekranet e televizioneve shqiptare.