Polonia në zi

Varshavë


Në Poloni vazhdon pikëllimi dhe nderimi për viktimat e rrëzimit të aeroplanit në Smolensk të Rusisë, me ç’rast vdiqën 96 vetë, përfshirë edhe presidentin Leh Kaçinski dhe liderë të tjerë politikë, ushtarakë e fetarë.

Në këtë vend po mbahen shtatë ditë zie, ndërsa ditë zie të hënën ishte edhe në Bashkimin Evropian dhe në Rusi. Mediat e Polonisë raportojnë se presidenti i ndjerë pritet të varroset të shtunën.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se liderët polakë, që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit, kanë lënë “një trashëgimi, që do të jetojë përherë”.

Njëherësh, në Moskë, hetuesit rusë filluan analizën e provave nga kutitë e aeroplanit.

Aleksander Bastrykin, nga njësia hetuese e prokurorit të përgjithshëm, tha se incizimet konfirmojnë se aeroplani i vjetër i tipit Tupolev nuk kishte probleme teknike.

Aleksander Alyoshin, nga Shtabi i përgjithshëm i forcave ajrore të Rusisë, tha se piloti i kishte injoruar urdhrat nga kontrolli i trafikut ajror, që të mos aterojë.

Your browser doesn’t support HTML5

Polonia në zi