Prokurori publik Erik Holder tha se autoritetet amerikane kanë arrestuar një njeri në lidhje me përpjekjen për sulm me bombë në sheshin “Tajms Skuer” të Nju Jorkut, në kohën kur ai po përpiqej të lëshojë vendin.
Holder tha se njeriu u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Xhon F. Kenedi” të Nju Jorkut, teksa po bëhej gati të hyjë në aeroplan për të fluturuar në Dubai. Holder e identifikoi të arrestuarin si Faisal Shahzad, shtetas amerikan. Prokurori i përgjitshëm tha se po vazhdon hetimi, për atë që ai e quajti “akt terrorist”.
“Këto hetime janë në vazhdim e sipër, ashtu si përpjekjet tona për të grumbulluar informata të nevojshme. Por është e qartë se qëllimi i këtij akti terrorist ka qenë të vriten amerikanë”, tha Holder.
Autoritetet thanë se i arrestuari me siguri do të dalë sot para gjykatës federale në Menhetan, ku do t’i prezantohen “akuzat formale”. Mediat raportuan se njeriu, i cili thuhet se është një amerikan 30 vjeçar me origjinë nga Pakistani, besohet që së fundi ishte kthyer në SHBA, nga një udhëtim në Pakistan.
Besohet se ky është personi që kohë më parë e kishte blerë automjetin, të cilin e kishte mbushur me benzinë, propan, fishekzjarre dhe nitrate në sheshin “Tajms Skuer”, por makina nuk arriti të shpërthejë.
Arrestimi u raportua pasi mediat amerikane thanë se po hetohet përzierja e të huajve në komplotin me bombë, por zyrtarët amerikanë nuk emëruan asnjë grup terrorist apo të dyshuar. Bomba u zbulua dhe u çmontua përpara se të shpërthejë. Sheshi "Tajms Skuer" ishte përplot turistë dhe qytetarë, kur u dha alarmi.
Holder tha se ky “do të ishte sulm vdekjeprurës po të ishte i suksesshëm”. Ai sugjeroi se autoritetet mund të kërkojnë edhe të dyshuar tjerë.
“Ne nuk do të pushojmë derisa të gjithë përgjegjësit t’i sjellim para drejtësisë”, tha Holder.
“Hetimi është duke vazhduar. Ai është i gjithanshëm dhe agresiv. Ndërsa po ecim përpara, ne do të fokusohemi jo vetëm në ata që janë përgjegjës, por edhe për të siguruar ndonjë informatë për organizatat terroriste jashtë vendit”, tha Holder.
Prokurori i përgjithshëm gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve të “mbeten vigjilentë”.
“Automjeti në Tajms Skuer për të parën herë u vërejt të shtunën nga një qytetar, i cili u raportoi autoriteteve. Dhe, si gjithmonë, çdo amerikan që vëren aktivitet të dyshimtë duhet t’u raportojë agjencive për zbatimin e ligjit”, tha Holder.
Të shtunën, rrjeti ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistani, i cili ka marrë përsipër shumë sulme vdekjeprurëse në Pakistan në vitet e fundit, tha se e kishte vendosur bombën për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së dy udhëheqësve të Al Kaidës në Irak, në muajin prill.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg gjithashtu tha se “nuk ka prova legjitime” se ky grup, rrjeti terrorist Al Kaida apo grupe tjera kanë lidhje me sulmin e dështuar.
Por, burime nga agjencitë për zbatimin e ligjit thanë pak para arrestimit se po hetohen lidhjet e mundshme me grupet jashtë vendit.(v.p.)