Ushtari afgan vret tre britanikë

Kabul

Një ushtar afgan ka vrarë tre trupa britanike në pjesën jugore të Afganistanit. Incidenti ndodhi derisa ushtarët ishin në patrullë të përbashkët në provincën Helmand. Bëhet e ditur se dy ushtarë të tjerë britanikë janë plagosur. Britania është një nga kontribueset më të mëdha në Afganistan.