Jeremiq: Nuk do të tërheqim rezolutën për Kosovën

Vuk Jeremiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim-rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk planifikojmë tërheqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, i tha mbrëmë minsitri Jeremiq televizionit B-92.

Ai theksoi se qëllim i Serbisë është që të mundësohet vazhdimi i përpjekjes për rezistencë ndaj vendosjes së njëanshme të shtetësisë së Kosovës dhe që të “hapet rruga për negociata të reja, që të do sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.