Në Tribunalin e Hagës, të enjten u mbajt seanca statutore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajt.
Në seancë nuk u caktua një datë për fillimin e rigjykimit, por prokuroria dhe mbrojtja u pajtuan që të takohen pas një muaji, për të përcaktuar edhe datën finale.
Mbrojtja e Ramush Haradinajt ka kërkuar fillimin sa më të shpejtë të rigjykimit, ndërsa si datë e mundshme është përmendur 4 nëntori.
Seanca e re statutore është caktuar të mbahet më 26 tetor.
Përfaqësuesi i palës akuzuese tha se problemi më i madh para rifillimit të gjykimit është ende i lidhur për sigurinë e dëshmitarëve, të cilët, siç u tha, do të duhej të hedhin dritë mbi rastet e krimeve ndaj civilëve.
Gjykatësi Bakone Moloto njoftoi se pala mbrojtëse dhe akuzuese janë dakorduar që aktakuza të zvoglohet, në mënyrë që të përkojë me rigjykimin e pjesërishëm.
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, më 21 korrik kishte vendosur rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës, me arsyetimin se procesi fillestar është shënuar me frikësime të dëshmitarëve dhe kishte vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.
Në prill 2008, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga të 37 akuzat që e ngarkonin.