Zgjedhje për demokracinë parlamentare

Bishkek

Në Kirgizi janë mbajtur zgjedhjet e para pas referendumit kushtetues në muajin qershor, të cilat kanë për qëllim krijimin e demokracisë parlamentare në ish-Republikën Sovjetike të Azisë Qendrore.

Pas numërimit të 90% të votave, Komisioni i Zgjedhjeve njoftoi se partia nacionaliste që ka mbështetje të fuqishme në mesin e kirgizëve etnikë, Ata-Jurt, po udhëheq para Partisë Socialdemokrate dhe disa partive të tjera.

Zgjedhjet pasuan përleshjet e ca muajve më parë në mes të kirgizëve dhe grupeve uzbeke, nga të cilat humbën jetën qindra persona.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në votime ishte 57%.