Kajro: Përleshje në sheshin Tahrir

Përleshjet ndërmjet të krishterëve koptë dhe myslimanëve në Kajro.

Sulmues të armatosur me thika dhe shpata u janë vërsulur qindra aktivistëve pro demokracisë në sheshin Tahrir në Kajro.

Televizioni shtetëror shfaqi pamje të hedhjes së gurëve dhe ndjekjes së qindra njerëzve nga sheshi Tahrir, i cili ishte epiqendër e protestave që rrëzuan ish-presidentin Hosni Mubarak.

Përleshjet e së mërkurës ndodhën kur kabineti i sapoemëruar u mblodh me Këshillin e Lartë të forcave të armatosura për ta propozuar ligjin, i cili e inkriminon nxitjen e urrejtjes dhe mund të ndëshkohet edhe me vdekje.

Ndërkohë, përleshjet ndërmjet të krishterëve koptë dhe myslimanëve në një lagje të Kajros lanë 10 të vdekur dhe disa dhjetëra të plagosur.