Eksplodim i ri në centralin atomik në Japoni

Your browser doesn’t support HTML5

Në një central atomik të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një eksplodim tjetër. Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.