Liderët politikë të serbëve të Kosovës shprehin mendime dhe qasje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Bojan Stojanoviq, kryetar i komunës së Graçanicës, thotë se serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces, por ai kritikon fushatën për sensibilizimin e kësaj çështjeje. Branko Niniq, udhëheqës i komunitetit serb në Leposaviq, thotë se pjesëmarrja e serbëve në këtë proces varet nga qëndrimi zyrtar i Beogradit. Ndërkaq, Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën në Qeverinë serbe, thotë se Beogradi ende nuk ka qëndrim zyrtar, por ai shpreh mendimin personal kundër procesit.
Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë, proces ky që do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë dy javë, pritet të përfshijë edhe qytetarët serbë që jetojnë në vend.
Por, ata shprehin mendime të ndryshme lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë proces.
Bojan Stojanoviq, kryetar i komunës së Graçanicës, thotë se institucionet e kësaj komune do të marrin pjesë në projektin e regjistrimit dhe do t’ju ofrojnë qytetarëve mundësinë për t’u regjistruar.
“Mençuria, qetësia dhe vendosmëria janë ato që duhet të na karakterizojnë, për të arritur një konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme. Nëse ballafaqohemi me realitetin, gjithsesi që duhet të marrim pjesë në një proces, për të cilin unë konsideroj se mund të ndodhë”, thotë Stojanoviq.
Ai shton se kërkohet një angazhim më i madh i vetë institucioneve të Kosovës që në procesin e regjistrimit të përfshihet popullata serbe.
Por, në veriun e Kosovës, pjesëmarrja e serbëve në procesin e regjistrimit, nga politikanët serbë nuk pritet se mund të jetë e realizueshme.
Branko Niniq, udhëheqës i komunitetit serb në Leposaviq, thotë se pjesëmarrja ose jo e serbëve në këtë proces, do të varet nga qëndrimi zyrtar i Beogradit lidhur me këtë çështje.
“Ne i dëgjojmë qëndrimet e shtetit tonë, të Serbisë, dhe në atë mënyrë edhe do të veprojmë. Nëse shteti serb thotë se duhet të marrim pjesë në regjistrim dhe nëse atë e organizojnë Kombet e Bashkuara përmes institucioneve të saj, atëherë do të marrim pjesë. Por, nëse e organizojnë institucionet nga Prishtina, me siguri se serbët nga Leposaviqi, e përgjithësisht në veri, nuk do t’i pranojnë”, shprehet Niniq.
Në anën tjetër, Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën në Qeverinë serbe, thotë se Beogradi zyrtar ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në procesin e regjistrimit. Por, ai shpreh mendimin e tij se serbët nuk duhet të marrin pjesë në këtë proces.
“Në këtë moment unë po e them vetëm mendimin tim personal se serbët nuk duhet të marrin pjesë në këtë regjistrim, për arsye të shumta. Arsyeja kryesore është se ne nuk mund të besojmë në vërtetësinë e këtij regjistrimi. Fillimisht, këtë po e bëjnë shqiptarët pa ndikimin e institucioneve tona, të cilat do ta ofronin atë besueshmëri. Thjesht, ekzistojnë dyshimet se mund të ketë manipulime”, thekson Ivanoviq, duke shtuar se Serbia do të organizojë regjistrimin në tetor dhe me këtë rast do të krijohej dualizëm i informatave.
Ndryshe, të gjithë këta politikanë serbë, vlerësojnë se qëndrimet e ndryshme të tyre për pjesëmarrjen e bashkësisë serbe në procesin e regjistrimit, rrezikojnë të krijojnë konfuzion te vetë serbët lidhur me këtë proces.
Por, kryetari i komunës së Graçanicës, Stojanoviq, shpreh mendimin se më shqetësuese është, sipas tij, mënyra se si po udhëhiqet fushata për realizimin e procesit të regjistrimit.
Stojanoviq vlerëson se suksesi i këtij procesi nuk është i sigurt.
“Fushata, e cila po bëhet për regjistrimin, tashmë është absolutisht e pasuksesshme. Njerëzit nuk janë të njoftuar lidhur me atë se çka duhet të paraqesë ky regjistrim, si dhe cilat janë të drejtat dhe obligimet e tyre”, vlerësoi Stojanoviq.
Sidoqoftë, ai thekson se mjaft çështje, që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e serbëve në procesin e regjistrimit, kërkojnë qasje serioze të institucioneve, të cilat edhe i organizojnë ato.