Në vendin e kullave binjake...
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka vendosur kurorë në vendin ku ndodheshin kullat binjake në Nju Jork, për t'i përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, 2001.
Obama e ka quajtur ish-vendndodhjen e kullave binjake "vend simbolik të sakrificës së jashtëzakonshme, e cila ishte bërë në atë ditë të tmerrshme, 10 vjet më parë".
Vizita e tij u bë pak ditë pasi forcat amerikane vranë Osama bin Ladenin, gjatë një vërsuljeje në Pakistan.
Rrjeti terrorist Al Kaida i bin Ladenit i planifikoi sulmet vetëvrasëse, në të cilat e humbën jetën afro 3.000 njerëz në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.
Obama ka vizituar edhe shtëpinë e zjarrfikësve në Nju Jork, e cila ka humbur 15 njerëz më 11 Shtator, 2001.
Vrasja e Osama bin Ladenit i dërgon porosi botës dhe vendit se "kur ne themi se kurrë nuk do të harrojmë, ne e mendojmë atë", ka thënë Obama para zjarrfikësve.
Lexoni edhe këtë:
Rasti për t’i dhënë fund “luftës”