Mubarak mohon të gjitha akuzat

Egjitianët duke e shikuar gjyqin e Mubarakut.

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij në fillimin e gjyqit ndaj tij, i cili ka nisur sot në Kajro.

"Unë plotësisht i mohoj të gjitha këto akuza", ka thënë ai.

Mubarak është akuzuar për korrupsion dhe komplote për të vrarë protestuesit gjatë kryengritjes së muajit shkurt që i dhanë fund sundimit të tij afro 30-vjeçar.

Nëse shpallet fajtor për vrasjen e protestuesve anti-regjimit, ai mund të përballet me dënimin me vdekje.

Djemtë e tij, Gamal dhe Alaa, që u shfaqen në një rrethojë të hekurt, po ashtu janë deklaruar si të pafajshëm për akuzat e mashtrimit.

Mubarak, dy djemtë e tij, ish-ministri i brendshëm dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë të policisë përballen me akuza të ngjashme.

83-vjeçari Mubarak u soll në një barelë në sallën e gjyqit, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka treguar se Mubarak është sëmurë rëndë.

850 persona janë vranë gjatë kryengritjes se Mubarak duke detyruar atë të jap dorëheqjen në shkurt.

Your browser doesn’t support HTML5

Nis gjykimi i Mubarakut