Vlladimir Putin ka pranuar propozimin e partisë së tij për t'u kandiduar për postin e presidentit të ardhshëm të Rusisë.
Duke folur para kongresit të partisë, Putin falënderoi delegatët për “reagimin pozitiv” dhe e quajti propozimin e Medvedevit “një nder të madh”.
Presidenti aktual, Dimitri Medvedev, tha gjatë takimit të anëtarëve të partisë Rusia e Bashkuar se “do të ishte korrekte që kongresi të mbështes kandidimin e kreut të partisë, Vlladimir Putin, për postin e presidentit të shtetit” në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në muajin mars.
“Mendoj se do të ishte korrekte që kongresi të mbështes kandidimin e kreut të partisë, Vlladimir Putin, për postin e presidentit të shtetit”, tha Medvedev.
Që të dytë- 58 vjeçari Putin dhe 46 vjeçari Medvedev, patën paralajmëruar më parë se mund të garojnë për postin e presidentit në zgjedhjet presidenciale të marsit.
Mirëpo, deri në këtë takim të kongresit të partisë, asnjëri nga ata nuk pat paraqitur zyrtarisht kandidaturën për këtë post.(e.p.)