Miliona myslimanë në Mekë

Your browser doesn’t support HTML5

Miliona myslimanë e vazhduan të hënën pelegrinazhin e tyre vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. Në një nga ritet e ushtruara në ditën e tretë të Haxhit, pelegrinët i gjuajtën me gurë tri shtyllat 25 metërshe që simbolizojnë Djallin (Satanin) si metaforë për refuzimin e joshjes.